Masakra e Peshkëpisë/ Ish-deputeti: Ja pse ushtarët ishin të çarmatosur përballë grekëve

20 Mars 2019, 21:47

Sadik Bejko, ish-deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar nga viti 1992 - 1997 rrëfeu sonte në Report Tv se si u përjetua sulmi në repartin e Peshkëpisë. "Unë kam qenë deputet i Tepelenës, me banim në Gjirokastër dhe gruan e Fatmir Shehun e kam pasur përballë, ka qenë kuzhiniere dhe ai i ri.

Me makinën time kam shkuar dhe kam marrë nënën dhe gruan e tij, ka qenë ngjarje e rëndë, lebetitëse. Për mua ishte ngjarje e hidhur. Ngjarja e dytë, ishe se ne ishim mësuar se Shqipëria është një vend i mbrojtur, ka kufij dhe ushtri, por pa pritur dhe kujtuar u mor peng një repart ushtarak, kjo ishte fyerje dhe goditje. Kjo ishte një provë force.

Ngjarja kaloi në nivele të larta. Familja ishte e varfër, nëna mori pjesë në ceremoninë e varrimit me shapka, pasi nuk kishin, ishin të varfër. Por pse ndodhi kjo? Për faktin se ushtarët ishin pa armë në tre muajt e parë, pasi ishin në karantinë. Pasi kaloje këtë muaj, ti ishe bërë i aftë, merrje armën dhe bëheshe i aftë. Kjo ishte papërgjegjësi e madhe, si mund të marrësh 130 djem dhe ti leshë pa armë" tha ai.