Masakrimi i çiftit Pasho/Gjykata italiane: Elona Kaleshi pjesë e grupit kriminal, bashkëpunoi me 2 të tjerë për vrasjen! Cilësohet e rrezikshme, e dënuar 7 herë

26 Dhjetor 2020, 12:55 | Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 12:55

Për gjykatësin italian, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja Elona Kaleshi nuk duhet liruar sepse ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal. Mediat italiane kanë zbardhur vendimin e gjykatës për mbajtjen e saj në arrest me burg, ku shkruhet se ajo ka qenë e dënuar 7 herë më parë dhe se po të lihet e lirë mund të kryej vrasje të tjera.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi  54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

b.ha./Shqiptarja.com