Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Flet për herë të parë ish e dashura e Taulant Pashos

18 Dhjetor 2020, 13:31 | Përditesimi i fundit: 2020-12-18 13:54:51

Vdekja makabre e çiftit shqiptar në Itali, ka ngjallur jo pak pikëpyetje në lidhje me arsyet që qëndrojnë pas këtij krimi. Për hetuesit lokalizimi i vendondhjes së të birit është tejet pozitiv, por ende ngjarja ngelet e pazbardhur. Në mediat italiane është lakuar jo rrallëherë edhe emri i ish të dashurës së Taulantit si një nga personat e fundit që mund t’iu ketë parë çiftin Pasho, edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo.

«Thjesht shkruaj se nuk jam personi i fundit që i kam parë . Për pjesën tjetër, flisni me avokatin tim. ' është shprehur kështu Elona,  ish-e dashura e Taulant Pashos , një nga tre fëmijët e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta , eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.

Ndërkohë që avokati i saj Federico Febbo , u shpreh se ajo është në pritje të një thirrje të karabinierëve për të dhënë dëshminë e saj «Vajza është duke pritur një telefonatë nga hetuesit. Së pari ajo do të flasë me ta ».

Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta të rindërtojnë ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me të në shtëpinë e të dyshuarit. Në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e të dashurit të saj, të cilit prisnin lirimin e Taulantit nga burgu në 2 nëntor.  Prindërit priteshin për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë.

Elona jetoi vetëm në via del Pantano së bashku me qentë e saj të pandarë. Rreth majit 2018,  Taulanti largohet nga banesa në Sollicciano, ku kishte pasur disa probleme me fqinjët për shkak të erërave të këqija shkaktuar nga qentë.
Në atë kohë, ai i kishte shprehur shqetësimin e tij avokates, Sabrina Del Fio për fatin e prindërve.


«Jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, askush nuk e di se ku janë. Ata nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, kështu nuk sillen prindërit e mi ”, i tha ai avokates. Dhe në një komunikim më të vonë me avokaten e tij, ai sërish e ka shprehur të njëjtin shqetësim «dy ose tre vjet më parë - vazhdon Del Fio - Taulanti më kontaktoi në një celular nga një numër anonim, ishte një telefonatë e shkurtër. Ai pyeti për akuzat në pritje dhe procedurat ligjore. Ai më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilin ende nuk dinte asgjë. Ishte një telefonatë që zgjati shumë pak ».