Masakroi nënën/ Burg për të birin me probleme mendore! Ish-gruaja kërkon kujdestarinë e vajzës

10 Gusht 2020, 13:27

Gjykata e Shkalles së Parë në Pogradec ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 44-vjeçarin me probleme mendore Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si "Lorja", i cili masakroi nënën në fshatin Buçimas të Pogradecit katër ditë më parë. I veshur sportiv me një bluzë të filmit të famshëm të animuar "Disquared", me pranga në duar dhe me maskën mbrojtëse për shkak të pandemisë së COVID-19 ai doli para organeve të drejtësisë në Pogradec për të marrë gjykimin për vrasjen makabre të nënës së tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi. Nga pamjet e siguruar nga Report Tv në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai duket i qetë i rrethuar nga tre policë. Gjykimi i Çekiçit u bë nga gjyqtarja Luljeta Kolonja dhe prokurori Gjergj Ceka, ndërsa po mbrohet nga avokati Sokol Mihali.

I qetë dhe pa shprehur pendesë,44-vjeçari ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia  pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjet të fortë të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44-vjeçari po i priste kokën.

Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojë për 44-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë. Avokati i caktuar kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t'i nënshtrohej ekzaminimit psikik për shkak të çrregullimeve mendore. Pasi ka dëgjuar argumentet e prokurorit të çështjes dhe mbrojtësit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Olsi Cekiçin, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtësit,i cili nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore,që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në dyert e gjykatës është parë edhe avokati i ish-gruas së të  Olsi Çekiçi, i cili do të kërkoje që kujdestarinë e adoleshentes ta marrë e ëma. Burime për Report Tv thonë se ish-bashkëshortja e tij pra nëna e 15-vjeçares është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.