Masat antiCOVID, dezinfektohen rrugët dhe institucionet arsimore në Fier

28 Shkurt 2021, 16:00

Bashkia Fier nuk ka ndalur dezinfektimin e institucioneve arsimore apo rrugëve kryesore në bazë të një plani të hartuar nga Drejtoria e pastrim gjelbërimit.  Kjo bëhet për të garantuar shëndetin e nxënësve, të personelit mësimdhënës, ashtu dhe kopshteve. Kjo për shkak edhe të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Fier. Por kujdesi është shtrirë edhe në rrugët kryesore të qytetit, pikërisht aty ku ka më shumë  popullim më shumë lëvizje.  Mbasditen e sotme nëpërmjet një makinerie bashkohore për të tilla raste, bashkia Fier ka nisur dizenfektimin e rrugëve nga Qendera Kryesore e qytetit, rrugët kryesore si dhe në pedonale .