Masat anti-COVID, dyfishohen grupet e kontrollit në vijën bregdetare, Veliu: Ndëshkim për shkelësit

6 Korrik 2020, 17:24

TIRANE-Institucionet shtetërore kanë dyfishuar grupet e kontrollit në terren për inspektim në zonat turistike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në inspektimin për zbatimin e masave anti-COVID në një biznes në qytetin bregdetar të Durrësit u shpreh se ata që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten.