Masat e reja për COVID/ Basha: Komiteti i Ekspertëve fasadë që mbulon dështimet e Ramës

30 Tetor 2020, 13:47

"Fasadë që mbulon dështimet e Ramës", e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha Komitetin Teknik të Ekspertëve. Sipas tij, Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës së pandemisë.

"Ai grup po vepron si fasadë për dështimet e Ramës, ka dështuar në menaxhimin e krizës, arsyet ua shpjegova në fillim . S'ka pasur plan të ndihmojë sistemin, por është fshehur dhe vijon të fshihet ndërkohë që vjedh paratë e shqiptarëve", tha Basha.