Masat kufizuese për frenimin e COVID-19, si po i respektojnë shqiptarët sot në disa qytete?

4 Prill 2020, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-04 16:01:35

Forca të shumta të policisë dhe ushtrisë janë sot në rrugët e Tiranës për të garantuar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Por nga një vëzhgim i Report Tv në Tiranë dhe në disa qytete kryesore të Shqipërisë, panorama që ofrohet është e një dite normale, a thua se emergjenca ka mbaruar. Gjatë orarit të lejuar 05:00 - 13:00 të gjithë qytetarët, me apo pa autorizimi, dalin nga shtëpia, jo vetëm për të kryer nevojat emergjente për të marrë ushqime, ilaçe apo për të kryer shërbime në banka apo posta, por edhe për të dalë për shëtitje, për vrap, apo thjesht për të marrë ajër.