Masat kundër koronavirusit/ Ngrihen dy çadra triazhimi edhe te Urgjenca e QSUT-së për kontroll

23 Mars 2020, 15:30

TIRANE-Në hyrjen kryesore të urgjencës së QSUT-së janë vendosur dy çadra triazhimi. Në çadra do të qëndrojnë mjekë, të cilët do të bëjnë kontrolle për çdo person që ka hyrje-dalje në spital për të shmangur kështu çdo rrezik për përhapjen e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha apo pacientëve të tjerë të shtruar.