Masat lehtësuese/ Manastirliu: Nga e hëna zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetarëve në 2 orë

26 Prill 2020, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 18:06:13

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, lidhur me masat lehtësuese.

"Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik I eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme per popullaten dhe sherbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon kater faza per lehtesimin gradual te masave,  qe lidhen ne menyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e perhapjes se tij.
Do të tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshem, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shperndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19.Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.