Masat ndaj COVID-19/ Rreth 600 të dënuar lënë qelitë, vetëkarantinim në shtëpi për 3 muaj! (Kategoritë që përfitojnë)

24 Mars 2020, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2020-03-24 14:23:13

TIRANË - Ministrja e Drejtësisë Etilda GJonaj bëri publike masat e marra në burgje për situatën ndaj COVID-19, ku më kryesorja veç shtimit të kushtete për higjienën janë anuluar edhe takimet me familjarët, të cilat bëhen online. Ministrja Gjonaj tha se deri më tani nuk ka asnjë të burgosur të prekur me COVID-19, por se në institucionet janë në gatishmëri për çdo situatë.