Masat ndaj koronavirus ndikojnë në ekonomi, në Vlorë bizneset në punë me staf të reduktuar

23 Mars 2020, 14:57

Masat e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirus kanë dhënë ndikimin e tyre edhe në biznes. Ndër bizneset e prekura në shkallë vendi janë edhe dy rastet e mëposhtme, i Vlorës dhe fasonerisë së Krujës.

Administratori i prodhime brumi dhe pastiçeri Arjoli në Vlorë, Olsi Shero, konfirmon se emergjenca shëndetësore ka ndikuar edhe në biznesin e tij. Sipas, Shero nga tre pika të këtij biznesi që kanë qenë në shërbim, aktualisht funksonon vetem një dhe se ka pasur reduktime orar dhe staf.

Subjektet tregtare janë ato të cilat janë prekur të parat, megjithëse po punohet me orar të kufizuar, staf të reduktuar dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme duke filluar që nga distanca mes punonjësve, vendosja e dizifektantëve, por edhe hyrja me rradhë e klienteve.