Masat për COVID-19, fasoneritë e Krujës 4 kërkesa qeverisë: Nëse na mbyllni, rinegocioni kontratat tona me kompanitë

25 Prill 2020, 09:04 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 12:48:17

Pas një mbledhje të bërë, pronarët e bizneseve fasone në qytetin e Krujës, që janë shndërruar në një vatërr e rrezikshme përhapjes së infeksionit,  i kanë bërë një shkresë zyrtare qeverisë, me katër kërkesa.

"Qeveria të marri përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, dhe këto masa duhet të jenë teknikisht të arritshme për Ne (si p.sh, pamundësia e rendimetit në punë me doreza përgjatë gjithë orarit të punës. Pamundësia e distancimit fizik, përsa kohë një Linjë Makinerie 25 metra e gjatë, sipas udhëzimeve nga ekspertët që kanë bërë montimin, nuk duhet të punojnë më pak se 45 punonjës, për të plotësuar kushtet e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe për një prodhim minimal me standarte normale, dhe të tjera të dhëna teknike të punës konkrete sipas të cdo Fabrike Fason).