Masat për koronavirusin/ Hashrova tregon skemën e kontrollit në pikën kufitare

24 Shkurt 2020, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2020-02-24 12:04:54

Lorenc Harshova Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetesor Rinas deklaroi gjatë mbledhjes së task-forcës për koronavirusin se në çdo pikë kufitar ka 4 inspektorë në turn të cilët merren me intervistimin dhe matjen e temperaturës së pasagjerëve që vijnë nga vendet fqinje.

"Tani ka 4 inspektorë në çdo turn që bëjnë intervistimin dhe matjen e temperaturës. Të gjithë pasagjerëve i është matet temperatura. Deri më tani i është matur temperatura  2803 pasagjerëve, nuk kanë shfaqur shenja dhe janë lënë të lirë. Ka pesë kabina policie ndaj kemi krijuar dy korridore dhe pas kontrollit të temperaturës kalohen pasaportat", u shpreh Hashrova.