Masat për koronavirusin/ Mblidhet task-forca në Ministrinë e Shëndetësisë

4 Mars 2020, 09:15 | Përditesimi i fundit: 2020-03-04 14:06:38

TIRANE - Shqipëria vijon të mbetet jashtë hartës së prekur nga koronavirusi, gjë e cila po habit edhe Organizatën Botërore të Shendetësisë. Në mbledhjen e sotme të task-forcës për masat nga koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në vend janë testuar gjithsej 42 raste, 6 prej të cilëve ditën e djeshme të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.  Drejtori i Zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales u shpreh se po përpiqen të kuptojnë përmes një studimi se pse në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të prekur nga koronavirusi. "Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar", u shpreh Gonzales.