Masat për koronavirusin/ Qytetarët për Report Tv: Nuk dalim në ambiente të mbyllura, shfrytëzojmë diellin të djegim mikrobet

10 Mars 2020, 15:24

TIRANË- Report Tv ka pyetur qytetarët në kryeqytet për masat që kanë marrë për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Të gjithë ndaj të njëjtin qëndrim se kanë evituar ambientet e mbyllura me shumë njerëz dhe mbi të gjitha kanë marrë masa të shtuara për higjienën vetjake.