Masat për ndeshjen ndaj Francës, 1000 efektivë policie në terren

17 Nëntor 2019, 12:19

Gjatë mbrëmjes së sotme do të mbahet ceremonia inaguruese e stadiumit më të ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium", ku do të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë.

100 forca policore do të jenë te angazhuara për barëvajtjen e gjithë aktivitetit dhe për të parandaluar situata të pakëndëshme apo dhune.

Janë marrë një sërë masash për lëvizjen e automjeteve, ku do të jenë  të lira dy akset rrugorë, rruga e Elbasanit dhe zona e Unazës.

Në orën 12:00 do të hiqen të gjtha makinat që janë afër stadiumit për të krijuar hapësirën e automjeteve të tifozëve.

Në orën 18:30 do të fillojë hyrja për në stadium, ku tifozët do të zënë vendet përkatëse.

Do të ketë kufizime në rrugët e tjera afër stadiumit apo në vendparkime, për të mos krijuar kaos.

Në rrugën e Elbasanit do të lejohen të kalojnë automjete te vogla apo autobuza të tifozëve ku ata do të munden të kalojnë.

Do të ketë kontrolle për automjetet që do të kalojnë në afrsi të stadiumit.

Për personat apo mjetet që janë të atorizuar për të hyrë në stadium duhet të kenë shenjën dalluese në xhamin e makinës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për sa i përket dhunës në stadium do të jenë masa të rrepta nga ana e policisë.

Sipas kodit të ndryshuar personat që do të thyejnë regullat  rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Forcat e policisë kanë nisur që ditën e djeshme kontrollin e gjithë zonës, por ato do të jenë më të ashpra ditën e sotme.