Masat për sezonin turistik, kreu i kufirit: Falsifikimi i dokumenteve dhe tentativa për të futur para false, paligjshmëria kryesore! 40% më shumë lëvizje në Rinas se në vitin 2019

8 Qershor 2022, 21:21

40% më shumë shtetas shqiptare dhe të huaj kanë hyrë dhe dalë nga aeroporti i Rinasit këtë periudhë, krahasuar me vitin 2019, si viti me fluksin më të lartë para pandemisë. Kështu bëri me dije drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracioni në Policinë e Shtetit, në një deklaratë për mediat, i cili nënvizoi se mbi 50% e tyre janë të deklaruar si turistë.