Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me task-forcën e disa ministrive4 dhe me kryetarët e mjaft bashkive bregdetare dhe jo vetëm bëri të ditur se kjo verë do të ketë më shumë turistë se asnjëherë më parë.
“Të gjitha hotelet e dhomat e ofruara nga operatorët turistikë, nga Velipoja në Sarandë, janë të prenotuara. Kërkesa ndaj Shqipërisë rritet ndjeshëm vit pas viti dhe ndërkohë që punojmë për nxitjen e investimeve të reja, duhet të rrisim me patjetër cilësinë në çdo aspekt. Për këtë qëllim kemi hartuar një plan që përfshin një sërë ministrish dhe institucionesh. Shteti do të jetë në krye të detyrës si asnjëherë më parë, për të garantuar një sezon turistik me më shumë pastërti, më shumë siguri, më shumë mundësi argëtimi. Bashkëpunimi më i mirë se asnjëherë me bashkitë është domosdoshmëri” – tha shefi i qeverisë.