Mashtrime online me maskat dhe ilaçet, policia nis gjurmimin e faqeve në Facebook e Instagram

29 Mars 2020, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 18:34:17

TIRANË - Shqipëria bëhet pjesë e Europol për kontrollet e tregtisë online dhe parandalimin e grupeve kriminale të cilat kanë nisur të tregtojnë medikamente të falsifikuara duke mashtruar njerëzit se bëjnë efekt dhe të shërojnë, por që realisht nuk kanë asnjë efekt.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për ReportTv se aktualisht në Shqipëri janë identifikuar rreth 60 faqe të cilat në rrjetet sociale Facebook, Instagram kryejnë shitje online për produkte mjekësore të cilat rezultojnë të pacertifikuara dhe kontrolluara nga agjencitë mjekësore, ndërsa 30 persona kryesisht administratorë subjektesh janë proceduar penalisht për abuzimet me çmimet.