Skemat me mashtrimin me TVSH-në, në mënyrë të përsëritur sipas ekspertëve ndodh për shkak të mungesës së kontrollit të detajuar të inspektorëve. Kjo pasi një skemë mashtrimi si ajo e disa ditëve më parë lidhet me rimbursimin e TVSH-së. Eksperti kontabël Agim Binaj thotë për Report TV se kur biznesit i del TVSH-ja në blerje më e lartë se në shitje, ai kërkon rimbursim që firmoset nga tatimorët.
“Detyrimisht online deklarohen dhe libër shitje dhe libër blerje, por ai nuk paguan. Ky është problem. Pse, se ai kërkon rimbursim, sepse TVSH-ja në blerje I del më e madhe se TVSH-ja në shitje. Nuk mund të bësh dot rimbursim TVSH-je pa bërë kontroll. Nuk mund të bësh mashtrim apo abuzim TVSH-je po nuk morën pjesë tatimorët” shprehet kontabilisti Binaj.
