Mashtronte me dokumente të falsifikuara, ‘policja’ bënte pazar në të gjithë Tiranën pa paguar asgjë, prangoset në flagrancë

11 Nëntor 2020, 14:07

TIRANË- Një grua 42-vjeçare u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme. Operacioni “Premtimi” vuri në pranga gruan Elvira Lani  e cila u paraqiste shitësve dokumente të ndryshme, ndërsa kishte edhe radio si të policisë.