Masivi shkëmbor bie mbi rrugë, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

17 Korrik 2019, 19:53

Një rrëshqitje  e një masivi shkëmbor ka rrëshqitur nga faqja e malit duke u shembur mbi rrugë dhe për pasojë ka bllokuar aksion Elbasan-Librazhd.

Fatmirësisht nuk ka patur persona apo makina të dëmtuar edhe pse masivi shkëmbor ka zënë pothuajse të gjithë rrugën .

Shkaktarë të kësaj rrëshqitje janë bërë shirat që kanë rënë ditëve të fundit në zonën përreth si dhe mungesa e rrjetës mbrojtëse në faqen e malit.