Masivi shkëmbor e zë poshtë, humb jetën bariu në Berat

4 Korrik 2020, 13:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një bari ka humbur jetën pasi një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

Bariu, Vladimir Ceno, 50 vjeç, ka qenë duke kullotur bagëtinë në fshatin Karkanjoz në afërsi të një firme të nxjerrjes së gurit dekorativ.