Masivi shkëmbor shembet mbi rrugën e Thethit, bllokohet totalisht qarkullimi! Zona prej dy ditësh pa energji elektrike

4 Nëntor 2019, 17:49

Reshjet e dendura të shiut që kanë 'pushtuar Shqipërinë ditën e sotme, kanë sjellur probleme edhe në Theth. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se rruga që lidh Thethin me Shkodrën është e bllokuar për shkak se shirat kanë krijuar rrëshqitje dherash dhe gurësh nga faqja e malit.

Ndërkohë Report TV, ka siguruar edhe një video të dërguar nga një banorë i zonës, Petrit Shpella ku duket se rruga pranë zonës së quajtur Prroj Shllinzave është e bllokuar tërësisht nga rrëshqitja e masiveve shkëmbore.

Po kështu moti i keq në Theth ka krijuar edhe probleme me energjinë elektrike, ku prej dy ditësh zona është pa drita.