Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 18-vjeçar nga Vlora dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, po ashtu ka shpallur në kërkim një të tretë. Të tre këta persona u kapën mat një ditë më parë teksa tentonin të kryenin një grabitje në një banesë. Policia e Vlorës bën me dije se bëhet fjalë për një grup hajdutësh autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Vlorës
Nga kontrolli në banesat e tyre policia gjeti vegla pune për kryerjen e vjedhjeve si trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa si dhe veshje të përshtatshme për maskim.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.
Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:
1▪Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur "Omonia" dyshohet se kanë vjedhur motorin tip "Sprinter" në pronësi të shtetasit D.N.
2▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen "Bashkimi" në pronësi të shtetasit Gj.Q.
3▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip "Honda" në lagjen "1 Maji" në pronësi të shtetasit A.A.
4 ▪Më datë 03.10.2018, në lagjen "24 Maji" dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave "Suzuki" dhe "Sprinter".
