Maska me detyrim, 341 gjoba në të gjithë vendin! 11 persona nuk tregojnë mjetin e identifikimit, shoqërohen në polici

16 Tetor 2020, 17:38 | Përditesimi i fundit: 2020-10-16 21:14:44

Gjatë ditës së sotme janë gjobitur 341 qytetarë pasi nuk kanë mbajtur maskën e cila është e detyrueshme dhe në rrugë dhe ambiente të hapura.

Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili, ndërsa 11 persona nuk i janë bindur policisë për të treguar mjetin e identifikimit dhe për këtë janë shoqëruar në komisariat.