Maska, veshje speciale, helmeta dhe syze, mbërrijnë 8 ton materiale të mbrojtjes personale

27 Mars 2020, 18:00

Ka mbërritur edhe një sasi prej 8 ton mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, për t’u shpërndarë në të gjithë spitalet. Deklarata u bë nga Ogerta Manastirliu nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku sapo ka mbërritur furnizimi i dytë, financim i qeverisë shqiptare, pas kanalit të hapur të transportit të siguruar nga qeveria turke.