Maskat grabisin një çift të moshuarish në Vlorë, i dhunojnë prej orësh dhe i përplasin në tokë për... 800 €

6 Korrik 2019, 20:01

HIMARË- Një çift të moshuarish kanë rënë pre e grabitjes, teksa autorët janë treguar të pamëshirshëm ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vuno të Himarës mesnatën e kaluar, duke u gdhirë e shtuna dhe bëhet fjalë për çiftin Kolo dhe Efigjini Proto të moshës 75 dhe 78 vjeç.

Siç njofton policia, autorët kanë grabitur një sasi parash rreth 800 euro, por ajo që është më mizorja në këtë histori është se pas rezistencës që kanë bërë të moshuarit, grabitësit i kanë dhunuar, i kanë përplasur në tokë, madje njërin prej tyre autorët e kanë lidhur. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se tortura për të moshuarit ka vijuar për disa orë rresht. Raportohet se në javët e fundit në Vuno janë kryer mbi 20 vjedhje banesash.

Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet e ditur se të moshuarit ndodhet jashtë rrezikut për jetën si dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të gjetur autorët, të cilët duke qenë se kanë qenë të maskuar e bëjnë më të vështirë identifikimin e tyre.