Maskat me detyrim edhe në rrugë, Andi Koraqi në Report Tv: Ishte e domosdoshme, grumbullimi i pashmangshëm! Jo të gjitha maskat mbrojnë njëlloj, dorezat përhapin COVID-19

14 Tetor 2020, 18:55

Shefi i Laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi në një intervistë për Report Tv tha se vënia e maskës në këtë periudhë me detyrime dhe në rrugë ishte një domosdoshmëri që u lidh edhe me hapjen thuajse të të gjitha aktiviteteve ekonomike duke e bërë të pamundur shmangien e grumbullimit. Nga dita e nesërme maska do të jetë me detyrim në të gjitha ambientet si brenda dhe në rrugë dhe kjo për shefin e Laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi po bëhet vetëm se distancimi në shumë ambiente i njerëzve është i pamundur si në hyrje të shkollave, stacionet e autobusit, ndërmarrje, parqe etj.