“Maskat të jepen falas, ka njerëz që nuk blejnë dot bukë jo më maska!”, qytetari kërkesë qeverisë

11 Tetor 2020, 12:50

Të krijojnë një buxhet për maskat dhe t’i shpërndajnë ato falas. Ishte kjo kërkesa që një qytetar bëri drejtpërdrejtë në  emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, pasi sipas tij shumë njerëz nuk kanë mundësinë ta blejnë për shkak të gjendjes ekonomike. Ka njerëz që me zor blejnë bukën tha ai, ndaj duhet të mendohet edhe këtë shtresë që nuk ka mundësi edhe pse mund të jenë njerëz me shumë sëmundje dhe mund të infektohen nga koronavirusi.