Massafra për festën e Pashkës: Vdekja nuk e ka fjalën e fundit mbi jetën

11 Prill 2020, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 11:05:53

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra ka dhënë mesazhin e tij për festën e Pashkës. Në mesazhin e tij Massafra shprehet se vdekja nuk e ka fjalën e fundit mbi jetën, por është jeta që duke u ngjallur e vë poshtë vdekjen. Si shkak i masave të marra për covid-19 Arqipeshkëvi Massafra fton të gjithë shqiptarët që të respektojnë rregullat e vëna për të mirën e të gjithëve. Për herë të parë mesha do të kryhet pa prezencën e besimtarëve si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19.