Mat/ Kope ujqërish zbresin në fshat në mes të ditës, banorët: Ndihemi të rrezikuar, njërin e vramë dje

11 Nëntor 2019, 16:35

MAT- Banorët e fshatit Kariç në Mat kanë pasur "mysafirë" të paftuar ditën e sotme. Një kope ujqërish kanë zbritur në fshat, në mes të ditës duke frikësuar të gjithë banorët pasi kanë shkuar deri brenda oborreve të shtëpive të tyre.

Kjo situatë për ta është bërë e përditshme dhe ndihen të tmerruar, madje ata tregojnë një ngjarje të një dite më parë ku një prej tyre vrau një ujk se kishte sulmuar bagëtitë. Këto bagëti ishin duke u kullosur nga fëmijë, dhe pasi një prej tyre kishte shkuar në shtëpi duke qarë nga frika, babai ka marrë pushkën dhe e vrau.