Mat/ Zjarr në banesë nga një shkëndijë elektrike, humb jetën 80-vjeçarja

23 Prill 2020, 09:19

MAT- Një 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies së zjarrit në shtëpinë e saj.

Sipas njoftimit, zjarri ka rënë rreth orës 21.15 në fshatin Pleshë të Bashkisë Klos.

Sipas njoftimeve paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.