Materniteti 'Mbretëresha Geraldinë' me pavijon të veçantë edhe për rastet COVID-19

24 Korrik 2020, 17:13

Një pavijon i veçantë covid është hapur në maternitetin 'Mbretëresha Gerladinë'. Ky pavijon do të shërbejë për nënat e dyshuara apo të prekura nga covid-19 që të mund të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte të sigurta. Në këtë pavijon do të shërbej një staf i dedikuar.