Maturantët në Lushnje u kërkohen maska e doreza, mësuesit pa mjete mbrojtëse

15 Qershor 2020, 14:36

Sot maturantët e qytetit të Lushnjes i janë nënshtruar provimit të matematikës. Në Bashkitë Lushnje dhe Divjakë 24 shkolla, ku janë ulu në baka 1103 maturantë. Siç shihet në videon e sjellë nga gazetari i Report Tv, Kristaq Thano maturantëve u është kërkuar që të pajisen me maska, por teksa një gjë e tillë u është kërkuar nxënësve, mësuesit shihen pa mjete mbrojtëse.