Maturantët vijojnë sërish protestën përpara Ministrisë së Arsimit

13 Qershor 2020, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 13:21:00

Njësoj si ditën e djeshme, dhjetra maturantë janë mbledhur sërish në protestë këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit. Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor.