'Maturanti' special te 'Ismail Qemali', i vetmi që hyri pa maskë në gjimnaz ishte një qen

11 Qershor 2020, 10:01 | Përditesimi i fundit: 2020-06-11 15:21:03

Maturantët do të ulen sërish sot në bankat e shkollës, për t'iu nënshtruar provimit të dytë të Maturës Shtetërore, Gjuhës Shqipe.Ashtu si në provimin e parë të gjuhës së huaj, provimi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Report TV ishte pranë gjimnazit Ismail Qemali ku vëzhgoi nga afër situatën dhe masat e marra, ku maturantët nuk lejohenin të hynin pa maska dhe u matej temperatura. Një situatë e veçantë ishte momenti kur një qen i zonës nuk i rezistoi 'dëshirës' për tu futur në ambientet e gjimnazit Ismail Qemali dhe siç shihet nga pamjet ja arriti qëllimit.