Mavraj rikthehet në Gjermani dhe vishet kuq e zi, firmos me Ingolstadt deri në 2020

4 Janar 2019, 12:18

Mërgim Mavraj është edhe zyrtarisht futbollisti i Ingolstadt në Bundesligën e dytë gjermane. Kapiteni i Kombëtares është rikthyer në futbollin gjerman dhe është prezantuar tek Ingolstadt pasi ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020 pra një kontratë për një vit e gjysëm. Ingolstadt mban vendin e fundit në Bundesliga 2 dhe si objektiv ka mbijetesën. Për këtë drejtuesit e skuadrës gjermane kanë besim se Mavraj do japë kontributin e tij duke thënë:”

“Mavraj është një fitues, luftëtar i jashtëzakonshëm dhe njohës i mirë i futbollit gjerman. Ai do na ndihmojë shumë për të qëndruar në Bundesligën 2”. Ngjyrat e skuadrës së Ingolstadt janë kuq e zi dhe mbrojtësi 32 vjeçar që u largua nga Aris i Selanikut ka postuar një foto në facebook duke shkruar: “ngjyrat magjike” ku duket shumë i lumtur.

Ndërkaq Mavraj për faqen e klubit ka thënë:” Në karrierën time kam përjetuar moment të vështira dhe dua të sjell përvojën time për të dalë nga kjo situatë”. Mavraj karrierën e ka zhvilluar ën futbollin gjerman me disa skuadra si Furth, Bochum, Këln dhe së fundmi Hamburg duke luajtur 158 ndeshje në Bundësligën e parë gjermane dhe 86 takime në Bundesliga 2.