Mazhoranca e kapur me 'presh në duar' duke vjedhur, Marku 'kamikaze'

20 Shtator 2018, 13:05

VLORË-Paralelisht me seancën plenare në Kuvend, opozita zhvilloi sot për disa orë mbledhjen e paralajmëruar në Vlorë. Në këtë mbledhje morën pjesë aleatët e PD-së, LSI dhe PDIU. Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe të tjerë deputetë të opozitës morën pjesë në takim. Report Tv ka mësuar se në këtë mbledhje kanë munguar ish-kryeministri Sali Berisha dhe Vangjel Dule. Kryetari i PD-së, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku, që sipas tij, shkoi sot në Kuvend për të legjitimuar vjedhjen që sipas Bashës po bëhet me ligjin për Teatrin Kombëtar. 

Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokurores kukull e Ramës në kuvend është certifikata e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka hedhur akuza drejt mazhorancës që sipas tij ka sjellë një drejtësi dhe një shtet në kolaps.

    No videos found.