Mazi për Report TV: BE e tha qartë kushtet janë plotësuar, të mbahet konferenca ndërqeveritare!

1 Mars 2021, 16:24 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 16:35:06

Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi gjatë një interviste për Report Tv, tha se përfaqësuesit e BE, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell vlerësuan progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat, në atë të drejtësisë, ekonomisë, bujqësisë etj., duke thënë se vlerësimi dhe progresi i vendit është përpiluar në një raport prej 17 faqesh nga BE.

 Kryenegociatori Mazi u shpreh i kënaqur kur tha se BE e bëri të qartë që janë plotësuar të gjitha kushtet e integrimit dhe se tani pritet që të vendoset një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që sipas Mazit nuk e ka më në dorë Shqipëria, pasi ajo ‘detyrat e saj të shtëpisë’ i ka mbaruar.

Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizimit të Asociimi, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Me të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikuan qartësisë se Shqipëria ka bërë përparime në të gjitha fushat, si në ato politike dhe në atë të reformave, në drejtësi, në ekonomi, në bujqësi, në fushën sociale etj. Përfaqësuesit e BE në takim vlerësuan Shqipërinë  dhe inkurajuan për vijimin e reformave. BE e ka prioritete integrimin e Shqipërisë dhe pritet që vendimi të merret së shpejti për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare, ku inkurajohet hapat e përparimit të Shqipërisë. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe do mblidhet BE dhe do të marrë një vendim”, tha Mazi.

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Mazi tha se situata deri tani është vlerësuar nga BE pasi procesi vijon normalisht dhe se rekomandimet e OSBE-ODIHR-it do të ndiqen deri në fund të procesit.