Deputeti Ralf Gjoni e ka cilësuar si fabul, apo përrallë integrimin e vendit drejt BE-së, ndërkohë që rreshtoi edhe disa nga arsyet se pse kjo gjë nuk do të ndodhë.
Gjoni madje shtoi, se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve '70. Po ashtu Gjoni sulmoi ambasadorin britanik, ku tha se ky është kulmi i ironisë që flet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
'Ministrja Xhaçka,unë e kuptoj pozitën tënde si ministre për të folur për momentin. ne momentin e kemi humbur prej kohësh si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E kanë krijuar për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.
Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.