Mbajti peng fëmijët dhe gjuante me kallashnikov, 40-vjeçari: Kisha frikë se do më qëllonin! Të miturit në lot: Iu lutëm t’i dorëzohej policisë

15 Maj, 10:27

40-vjeçari Aleks Marku, i cili u arrestua pasi mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ka deklaruar në polici se ka hapur zjarr pasi kishte frike se do e qëllonin. 

I pyetur se nga përse kishte frikë se do qëllohej, ai s’ka dhënë deklarime të mëtejshme.

Ndërkohë, dy fëmijët që i mbante peng janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë marrë në pyetje nënë praninë  e psikologes dhe kanë deklaruar se i janë lutur të atit që t’i dorëzohej policisë pasi kanë pasur frikë dhe kanë qarë ndërsa babai qëllonte me armë.