Mbante hapur biznesin, pronari: Më ishte prishur...por e 'tradhton' filxhani i kafes!

7 Prill 2020, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 15:01:41

TIRANË- Në 4 javë karantinë qytetarët vijojnë të mos jenë ndërgjegjësuar përballë rregullave të ndalim qarkullimit ku në 24 orët e fundit policia ka ndëshkuar 270 këmbësorë me 10 mijë lekë secili pasi lëviznin përtej orareve të lejuara. Ajo që është vënë re se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që marrin autorizim për një orar të caktuar, nuk e respektojnë atë. të shumta kanë qenë rastet e vedidentuara nga policia, e për pasojë qytetarët që nuk e kanë respektuar janë gjobitur.

Ndërsa nuk munguan as arrestimet, 2 prej këmbësorëve të gjobitur teksa ishin në shkelje të urdhrit për të mos qarkulluar përtej orarit të lejuar kundërshtuan punonjësin e policisë për masën administrative të vendosura si dhe u proceduan 3 të tjerë.