Mbante hapur lokalin në kundërshtim me rregullat e COVID-19, gjobë dhe procedim për pronarin e lokalit në Tiranë

16 Korrik 2020, 15:12

Një 41-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi mbante hapur lokalin e tij në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin.

Më saktësisht A.F 41 vjeç, është konstatuar me datë 15.03.2020, që mbante hapur biznesin e tij në kundërshtim me ligjin për COVID19 dhe tashmë do të përballet në gjykata me akuzën "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.