Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi u shpreh se pandemia nxori në pah dështimin e Edi Ramës me arsimin në këto 7 vjet. Në përfundim të semestrit të parë shkollor, Vokshi u shpreh se rihapja e shkollave pas pandemisë nxori në pah se Edi Rama ishte pa asnjë plan për arsimin dhe vazhdoi t’i linte në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit pa shpenzuar asnjë qindarkë për sigurinë e shëndetit të tyre.
