Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, priten nga ministri i Brendshëm në aeroportin e Prishtinës

28 Maj 2022, 09:08

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar që kur është nisur kjo përpjekje e përbashkët.