Mbërrijnë 198 turistët e parë pas 3 muaj mbylljeje prej COVID-it, vjen charter-i i parë nga Bjellorusia

12 Qershor 2020, 20:04

Ditën e sotme mbërriti në Shqipëri charter-i i parë me 198 turistë nga Bjellorusia pas 3 muaj mbylljeje nga pandemia e COVID-it. Të gjithë turistët ishin të pajisura me maska të kuqe, ku shkruhej "Qëndro i sigurt" kanë kaluar në tunelin e dezinfektimit dhe u është matur temperatura. Ata patën një agjendë të mbushur prej më shumë se 2 orësh.

Gjatë mbërritjes në tokën shqiptare, dy vajza të veshura me një pjesë të veshjes popullore shqiptare u kanë dhuruar karafila të kuq. Në aeroportin "Nënë Tereza" ishte i pranishëm edhe ministri i turizmit Blendi Klosi.