Mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinave ASTRAZENECA

12 Mars 2021, 19:56 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 20:15:29

TIRANË- Kanë mbërritur 38400 dozat e vaksinës AstraZeneca ne vendin tone. Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe. në aeroportine  Rinasit kanë qenë të prnishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama i cili priti vaksinat në aeroportin e Rinasit, tha se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe se shkollat do të thëne në pika që qendrat të vaksinimit në të gjithë vendin. Ai gjithashtu bëri të ditur se nga nesër do të lidhen kontaktet me autoritete në Kosovës që bluzat e bardha në spitalet COVID atje të vijnë të vaksinohen në Kukës."Nesër do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrimë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, një pjesë të shkollave do i kthejmë në pika vaksinimi., së shpejti do të vij një tjetër sasi e konsiderueshme dhe nga AstraZeneca kemi edhe 60 mijë doza për të marrë në prill dhe 30 mijë nga Pfizer po në prill. Kjo për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektive dhe lehtësuar sezonin turistik. Nga nesër  jemi gati që së bashku me Kosovën për të vaksinuar bluzat e bardha të spitaleve COVID atje të bëjnë vaksinën në Kukës. Kjo pengesë e tmerrshme e mungesës së dozës parë dhe më tutje shpresoj se Kosova do të ketë dozat e saj", tha Rama