Mbërrijnë 50 mijë vaksina anti-COVID të AstraZeneca, Manastirliu: Javën tjetër nisim vaksinimin e punonjësve të transportit ajror

18 Prill 2021, 20:34

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” , 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”. "Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat menjëherë do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç", tha Manastirliu.